Δεν σας αρέσει; Δεν πειράζει! Μπορείτε αν θέλετε να κάνετε επιστροφή εντός 30 ημερών.
Δεν θα κάνετε ποτέ λάθος με μια δωροεπιταγή. Χαρίστε στους αγαπημένους σας την επιλογή να διαλέξουν οι ίδιοι οτιδήποτε από τη συλλογή μας.
Ky ribotim i trilogjisë dramatike të Stërmillit nis me dramën historike me katër akte "Dibranja e mjerueme", subjekti i së cilës janë ngjarjet e zhvilluara në Dibër, Manastir, Mat dhe në fshatrat e këtyre qyteteve në vitet 1912 dhe 1913. Nga shënimet e autorit në botimin e parë mësohet se, kur po shkruante "Dibranja e mjerueme", Stërmilli kishte në dorëshkrim edhe dy dramat e tjera: "Dashuni e besnikëri" dhe "Agimi i lumnueshëm" ose të paktën kish nisur punën për to. Kjo trilogji, sipas Stërmillit, hedh dritë "në ngjarjet e vërteta qi kanë ngja në kohën e fundit...". Autori u sugjeron lexuesve "që dëshirojnë të kenë një kuptim të plotë mbi lëvizjet kombëtare të Dibrës, duhet të këndojnë edhe dramën ''Dashuni e besnikëri'' dhe ''Agimi i lumnueshëm''", që në atë kohë ende nuk ishin botuar.